HW

Enca rrëfen momentet e mira dhe të këqija gjatë muajve të fundit

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Këngëtarja nga Shqipëria, Enca Haxhia, është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Ajo së fundmi përmes disa postimeve të publikuara në InstaStory ka treguar disa nga momentet e mira dhe të këqija që i kanë ndodhur gjatë muajve të fundit.

24 vjeçarja në një bisedë virtuale me fansat e saj, ka marrë përgjigjet e tyre në lidhje me këtë që postoi.

Megjithatë, krijuesja e hitit “Break Down” ka ndarë edhe të mirat e të këqijat e saj përgjatë kësaj kohe.

“Mesazhet tuaja më bën të përlotem. Jam duke i lexuar të gjitha dhe po përpiqem t’ju përgigjem aq sa mundem. Faleminderit që keni ndarë momentet tuaja të mira dhe të këqija”, tha ajo në fillim.

FIDANISHTJA

“Unë preferoj që të ndaj vetëm momentet e mia të mira në Instagram, sepse dua që të ndajë vetëm pozitivitet dhe të mbaj mend momentet e bukura, por jeta nuk ka vetëm nga momentet e mira. Kështu që ndonjëherë mendoj se duhet t’i normalizojmë edhe ditët e këqija. Mendojeni jetën si piano ka ditë të bardha dhe të ditë të zeza. Jeta është një piano”.

Në mesin e këtyre momenteve, Enca zbuloi se është dashuruar dhe se ka humbur disa miq jo të vërtetë e po ashtu ka mbetur edhe pa punë si pasojë e pandemisë.

Sipas saj, kujtimet e mira janë: “Premiera e filmit, eksperienca e parë e madhe si aktore, turneu i filmit në Evropë, emocione të reja. Më shumë kohë për veten time, miqtë dhe familjen për shkak të pandemisë. Ndërtova një shtëpi muzikore, duke prodhuar vetë muzikë. Publikova një hit të madh. Kalova pushime verore të mrekullueshme. Rashë sërish në dashuri”.

Ndërkaq, kujtimet e këqija të saj janë: “Babai im u nda nga jeta. Më është copëtuar zemra nga miqtë dhe lidhja romantike. Humba miqtë fals. M’u desh të ndaloja aktivitetet e mia dhe ngela thuajse pa punë për shkak të pandemisë dhe politikës. Theva këmbën dhe bëra një ndërhyrje kirurgjikale dhe më duhet të pushoj për disa muaj”.

Ky rrëfim i Encës vjen disa ditë pasi këngëtarja njoftoi se ka thyer këmbën dhe se këto ditë po qëndron në shtëpi. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.