ARKATANA

Enca: Pse i këndoj dashurisë së humbur

/ 3 minuta lexim
FITORJA

E re dhe shumë atraktive, këngëtarja Enca Haxhia është prezantuar me një këngë të re në Top Fest ku balada e saj është pëlqyer shumë.

Në një bisedë për gazetën Express, Enca tregon për projektin e fundit, ato që do i punoj këtë vit si dhe pse vendosi të merr pjesë në TF dhe të bashkëpunojë me Noizyn.

Express: Pse vendose të jesh pjesë e TF?

Enca: Këtë vit më është ofruar një baladë shumë e bukur dhe mendova se është mënyra më e mirë për prezantim dhe më e bukur që të sjell tek publiku.

Express: Çfarë përmban balada e re dhe cili është mesazhi që përcjell?

Enca: Kënga përmban shumë emocion dhe dramaticitet dhe jam shumë e lumtur që tek publiku është pranuar mirë, është baladë e cila i dedikohet një dashurie të humbur megjithatë fundi i këngës është optimist, ashtu si në çdo këngën time (qesh). Teksti është punuar me shumë mjeshtëri nga Olti Curri.

FIDANISHTJA

Express: Enca, këngëtaret shpesh sajojnë skandale ose lidhje t`i personalisht për çfarë ishe e gatshme të flijoje në emër të karrierës?

Enca: Sakrificat që kam bërë dhe jam e gatshme të bëj për muzikën janë të shumta por kurrë s’do lejoj të cenojnë aspak jetën time private apo të bëj gjëra qesharake për të fituar vëmendje, kam treguar që mund të marr vëmendjen e publikut edhe me gjëra të bukura.

Express: Ke realizuar edhe një duet me Noizyn, pse pikërisht atë?

Enca: Sepse është absolutisht është një nga top reperat më të mirë shqiptarë dhe mua më pëlqen shumë stili i tij në muzikë ndaj menduam për një bashkëpunim mes nesh do të rezultonte i pëlqyer tek publiku, projekti është akoma në procesin e finalizimit dhe të jem e drejtë menzi pres të publikohet.

Express: Çfarë të reja presim nga Enca dhe kur mendon se do bësh boom të madh?

Enca: Këto kohë kam qenë paksa në qetësi për publikun ndoshta dhe kam zgjedhur të qëndroj jo dhe aq aktive në ekran, media dhe koncerte për shkak se kam qenë tepër e angazhuar për finalizimin e gjithë projekteve që do të realizoj gjatë këtij viti, momentalisht jam duke punuar në dy klipe të reja që janë ndër projektet më të mira për mua dhe jam e bindur se do të jenë në top këngët e vitit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.