RCCOLA

Enca në qendër të vëmendjes në vitin 2015

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Enca Haxhia është njëra prej këngëtareve më të ekspozuara në rrjetet sociale. Çdo gjë që bën, ajo e ndan me fansat e saj. E viti 2015 ishte mjaft i ngjeshur për të, me këngë, klipe e shumë mbrëmje muzikore. Ajo ishte e pranishme gjithandej ku ka shqiptarë.

Këngët e saj “SoulKilla” dhe “Call me Goddes” u mirëpritën nga adhuruesit e muzikës.

E, siç është në mesin e fytyrave publike që janë shumë aktive në rrjetet sociale, edhe fotografitë që ajo publikoi gjatë tërë vitit ishin nga më të ndryshmet. Nuk ishin të pakta as ato kur këngëtarja na shfaqet shumë provokuese, e me të cilat sikur në një mënyrë apo tjetër dëshiron të tërheqë vëmendje. Dhe realisht, qëllimit ia arrin vazhdimisht, pasi duhen vetëm pak minuta që komentet të jenë të pafundme për të, raporton “Express” i KTV-së.

Kështu ndodhi edhe me një ndër fotografitë që Enca publikoi. Në të ajo u pa duke e puthur në buzë një vajzë, identiteti i së cilës nuk dihej. Krejt çfarë u kuptua nga përshkrimi që këngëtarja i bëri fotografisë, është se personi në fjalë ishte fanse e Encës.“Nothing but love”, pati shkruar ndër të tjerash këngëtarja. E nuk u desh shumë kohë dhe komentet nuk kishin të ndalur, shumica e të cilave qenë ofenduese. Çfarë nuk e komentuan Encën ndjekësit e saj në Instagram. Ata shkuan aq larg, sa përveç lesbike e quajtën edhe lopë. Përveç kësaj, në Instagram tashmë janë publikuar edhe fotografi, me të cilat e ironizojnë veprimin e fundit të këngëtares.

Hidromorava

Këngëtarja Enca Haxhia ka arritur në atë pikë të popullaritetit sa çdo gjë që bën tërheq vëmendje. Njëjtë ndodhi edhe me festën e ditëlindjes së saj të 20-të, e cila u bë lajm në të gjitha portalet e shoubizit në Shqipëri e Kosovë. Një rëndësi të veçantë kësaj feste i kushtoi këngëtarja shqiptare. Ajo për disa ditë rresht, nëpërmes disa fotografive në “Instagram”, njoftonte fansat e saj për atë se si do të dukej, çfarë do të veshte e detaje të tjera.Enca, me këtë rast, ndryshoi ngjyrën e flokëve, nga kafe në vjollcë, e po ashtu kishte të veshur një fustan të punuar nga disenjatori Rexhep Zylfiu.

Nuk munguan urimet e miqve, familjarëve e fansave të saj dhe gjithçka deri këtu ishte në rregull, deri atëherë kur Enca publikoi një video, me të cilën përmbylli festën e saj. “Ju dua shumë, po e shpërndaj këtë video me disa momente eksplicite nga party i çmendur i ditëlindjes sime”. Është ky mbishkrimi që Enca ia ka bashkangjitur videos së publikuar, në të cilën ajo shihet duke dridhur prapanicën.

E më këtë duket që këngëtarja ia huqi, pasi nuk shkoi shumë kohë dhe komentet negative nuk kishin të ndalur, aq sa përveç tjerash, ndjekësit e saj morën të drejtën ta quajnë edhe “kurvë”.

Hiq më të lehta nuk qenë as komentet në fotografinë që Enca e publikoi në dhomë gjumi, me një shampanjë në dorë.
Ences nuk i shkoi mirë edhe kur aplikoi për vizë amerikane, për të qenë e pranishme në një koncert në SHBA, pasi që iu refuzua dhe kështu nuk mundi të ishte e pranishme në ngjarjen e planifikuar për festat e fundvitit.