Enca në koncertin e idhullit të saj
Enca Haxhia ka udhëtuar në Amsterdam për ta ndjekur koncertin e idhullit të saj Katy Perry.
Këngëtarja shqiptare ka publikuar fotografi dhe video nga koncerti i koleges së saj amerikane, të cilin e ka quajtur si më të mirin që ka parë ndonjëherë.
“Unë në rresht të parë. Drejtpërdrejtë nga Amsterdami. E admiroj këtë femër, Katy Perry”, ka shkruar Enca.


