Enca me plane “të nxehta” këtë verë
Ndërkohë për punën e këngëtares duket se motivim mbetet suksesi i këngës “A po t’pëlqen”, e cila e bëri këngëtaren të famshme jo vetëm në trojet shqiptare, por edhe jashtë kufijve.
Enca Haxhia është në përgatitje të këngës më të re me videoklip me titull “Soul Killa”.Mësohet se kënga është punuar nga producentët Zzap&Chriss; dhe i përket zhanrit Pop, DanceHall dhe R&B.
Por, këngëtarja nuk do ndalet me kaq, pasi sipas Express Summer, Enca do të vijë edhe me një këngë tjetër, që do të jetë një bashkëpunim. Kënga do të jetë ritmike dhe gjithashtu do t’i realizohet edhe videoklipi.
Ndërkohë për punën e këngëtares duket se motivim mbetet suksesi i këngës “A po t’pëlqen”, e cila e bëri këngëtaren të famshme jo vetëm në trojet shqiptare, por edhe jashtë kufijve.
Madje, emri saj kishte qarkulluar edhe në vende që nuk e kishte menduar më parë. Këngëtarja e kishte “çmendur” Lindjen e Mesme, duke i bërë për vete qindra mijëra fansa që nga Arabia Saudite e deri në vende si Kurdistani apo edhe Iraku. Kënga e saj ishte renditur e para në njërën nga top-listat arabe. Shazam, është një “Top-Listë”, që i klasifikon këngët më të dëgjuara evropiane në Arabi.
Duke qenë e fokusuar në projektet e reja Enca e ka kujtuar këtë sukses në rrjetin social Instagram duke e ripublikuar top listën arabe, ku kishte lënë pas këngëtarët e njohur në botë, si Jason Derulo, Coldplay, Sia, Dj Snake dhe Lil John, Maroon 5 etj.
Se a do ta ketë suksesin e njëjtë si kënga “A po t’pëlqen” dhe a do të kemi edhe gjatë kësaj vere hit nga këngëtarja, mbetet të presim.


