Fundamenti

Enca: Kam rënë në dashuri

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ajo është një prej artisteve shqiptare e cila tërheq thuajse gjithnjë vëmendje, por jo vetëm me fotografitë atraktive që publikon.

Dhe Enca Haxhia shpesh imazhet e saj i shoqëron me ndonjë thënie apo mesazh të veçantë, përmes të cilit përçon informacione të ndryshme te publiku.

Një gjë të tillë e ka bërë së fundmi, ndërsa tregon se është dashuruar.

Këngëtarja Haxhia ka publikuar një fotografi në llogarinë personale, Instagram, së cilës ia ka vënë përshkrimin “Njerëz, unë jam dashuruar”.

Mobi Casa

Ndonëse deri më tani është deklaruar beqare, nuk është akoma e sigurt nëse ndokush ia ka rrëmbyer zemrën 24-vjeçares apo është vetëm një shaka.

E njëjta po ashtu tash e një kohë është duke punuar në projektin e ri, ku tashmë është pothuajse në finalizim të xhirimeve të klipit. Në një postim tjetër në InstaStory, ajo njoftoi se ende është duke iu përkushtuar klipit dhe bën të ditur se ka mbetur pa gjumë që disa orë.

Ndërkohë, “Jealous” mban titullin kënga e fundit e lansuar nga Enca, që në YouTube ka kaluar shifrën e 6.2 milionë shikimeve. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.