Enca çmend arabët me hitin e saj të fundit
Këngëtarja nga Tirana, Enca Haxhia, po korr suksese të mëdha me këngën e saj të fundit, “A po t’pëlqen”.
Sipas një postimi që vet ajo e ka bërë në rrjetet sociale, del se kënga e saj e fundit është radhitur e para në “Shazam”, as në Shqipëri, as në Kosovë, e madje as në ndonjë vend evropian, por në Arabinë Saudite.
“S’po mundem ta besoj. “A po t’pëlqen” tashmë është bërë kënga më e dëgjuar në “Shazam Charts” në vende të ndryshme, si Arabia Saudite”, ka shkruar ajo, raporton Koha.net.
Kënga, e cila tashmë ka arritur mbi 2.5 milionë shikime në Youtube, është bërë e famshme qysh para publikimit të saj të plotë, kur vet këngëtarja kishte incizuar një refren të shkurtër të këngës të cilin e kishte postuar online. Ajo tashmë ka paralajmëruar edhe versionin anglisht të kësaj kënge.
Se si ia doli që ajo të depërtonte fillimisht në Evropë, e më pas edhe në Arabinë e largët, nuk dihet, por se kënga po vazhdon të pëlqehet me të madhe, si në vend, ashtu edhe jashtë.
© KOHA.net


