UBT

Emrat e të akuzuarve për korrupsion në Shëndetësi

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur të hënën aktakuzë kundër tetë personave, prej tyre: një ish-sekretar permanent i Ministrisë së Shëndetësisë, një drejtor i Departamentit Farmaceutik në Ministri të Shëndetësisë, një ish-menaxher i Departamentit të Prokurimit në këtë ministri, tre persona zyrtarë në cilësinë e anëtarit të komisionit për mbikëqyrjen e kontratës dhe kundër dy bashkëpronarëve të një biznesi privat.

Ndërkaq, Koha.net ka mësuar nga burime të veta brenda Prokurorisë se të akuzuar në këtë rast janë Ilir Tolaj, ish-sekretar permanent i Ministrisë së Shëndetësisë, Bekim Fusha, Drejtor i Farmaceutikes në MSh si dhe Zenel Kuqi, menaxher në prokurim në M.Sh.

Në mesin e të pandehurve janë dhe tri femra, që të gjitha inspektore në Ministri të Shëndetësisë. Ato janë: Valentina Haxhija, Remzije Thaqi dhe Florije Tahiri.

Ndërkaq, të përfshirë në këtë rast janë edhe dy persona tjerë privatë, pronarë të firmës “KMI”. Ata janë: Shpend Agani, i biri i Fehmi Aganit, si dhe Arion Lleshi.

United Hospital

Të pandehurit, sipas Prokurorisë Speciale të Kosovës, akuzohen për kryerjen e veprave penale: “Keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar”, sipas nenit 422, paragrafi 1, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës; “Mashtrimi”, sipas nenit 261, paragrafi 2, lidhur me nenin 23, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe “Shmangia nga tatimi”, në bashkëkryerje, nga neni 249, paragrafi 1, e lidhur me nenin 23, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, raporton Koha.net.

Aktakuza ka të bëjë me katër aktivitete të prokurimit publik, të iniciuara nga Ministria e Shëndetësisë gjatë vitit 2011, “Klasifikimi dhe shkatërrimi i barnave me afat të skaduar”, “Furnizim me infuzione”, “Renovimi gjeneral i aneksit të emergjencës ekzistuese në QKUK” dhe “Renovimi gjeneral dhe adaptimi i katit përdhes në Klinikën Interne në repartin e ri për dializë në QKUK”, ku si pasojë e shkeljeve është dëmtuar buxheti i shtetit në vlerë rreth 700,000.00 euro.

http://koha.net/?id=3&l=65302

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.