ARKATANA

Emrat e manipuluesve, gjatë javës

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

As të hënën Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë nuk i ka publikuar emrat e atyre që manipuluan në pjesën e parë të testit të maturës që u mbajt më 14 qershor. Ditën e mbajtjes së testit u raportua për kopjim masiv nga ana e nxënësve dhe disa mësimdhënësve. Për ta ishin paralajmëruar ndëshkime. Mirëpo sipas zëvendësministrit Nehat Mustafa, gjithsesi se ata do të bëhen publik këtë javë.

“Ende nuk kanë përfunduar raportet sa i përket nxënësve dhe mësimdhënësve manipulues në pjesën e parë të testit të maturës”, tha Mustafa për “Tribunën”.

ARKATANA

Ai tha se nuk dëshirojnë ta akuzojnë askënd pa pasur fakte. Megjithatë, premton se këtë javë ata do të dihen. “Këtë javë gjithsesi do t’i publikojmë dhe do të jeni të njoftuar edhe ju”, tha Mustafa. Të premten që shkoi Mustafë Kadriu nga Ministria ka thënë për gazetën Tribuna se nxënësit të cilët kanë kopjuar do t’iu anulohet testi, ndërsa administratorët që nuk e kanë kryer punën si duhet, do të ndëshkohen. Sa i përket pjesës së dytë që u mbajt të shtunën pati edhe lëvdata./Tribuna/.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.