ARKATANA

Emrat e LDK-së që po lakohen për kryeministër

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Lidhja Demokratike e Kosovës përfundimisht edhe zyrtarisht do të marr postin e kryeministrit të Kosovës për mandatin katër vjeçar.
Mirëpo kush do të jetë i nominuar i tyre kjo edhe nuk dihet zyrtarisht.

Megjithatë tre emra po qarkullojnë si më të përfolurit. Padyshim Isa Mustafa është i pari dhe ai i cili pritet që të udhëheqë me qeverinë e vendit. Mirëpo pasi tij janë duke qarkulluar edhe dy emra të tjerë.

Uji Dea

“Zëri” mëson se është Lutfi Haziri dhe Teuta Sahatqija të cilët potencialisht mund të jenë të nominuarit e LDK-së.

Sidoqoftë zyrtare nuk ka ende asgjë dhe LDK pritet të njoftoj opinionin tani me detajet e marrëveshjes. /Zëri/