Emocionale – Elhami Shabani me medalje viziton varrin e mbesës së tij

Gjilan – Karateisti gjilanas Elhami Shabani, këto ditë në “Gazientep” të Turqisë në Kampionatin Evropian të karatesë u stolisë me medalje të bronztë.
Shabani menjëherë pas fitores këtë triumf i’a kishte kushtuar prindit të tij, por Elhami Shabani sot ka bërë një dedikim prekës për mbesën e tij tri vjeçare Onida Ukshini, e cila në vitin e kaluar kishte ndërruar jetë, duke e vizituar tek varri ku për një moment medaljen e tij e kishte vendosur mbi varrë.
Elhamiu në rrjetin e tij personal me mjaft emocione ka theksuar. “E di që e ke pa dajën nga lart, ndjehu krenare me dajën engjëll, ashtu si ndjehem unë që të pata ty. Ti gjithmonë do të mbetesh e bukura e dajës e unë gjithmonë daja i Onidës”./rajonipress/