HW

Emisarja britanike: S’duhet qasje magjike për Kosovën e Serbinë, Ohri ka shumë ide të mira, çështja është te zbatimi

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

E dërguara speciale e Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor Karen Pirs, ka dhënë komentet e saj për marrëveshjen e Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë. Ajo ka thënë se çështja është vetëm tek zbatimi, pasi që në këtë marrëveshje ka shumë ide të mira.

Pis ka theksuar se në këtë marrëveshje bëhet fjalë për gjëra praktike siç është lëvizja e lirë si dhe përfaqësimi.

“Shumë ide të mira gjenden tashmë në marrëveshjet e Brukselit dhe Ohrit është vetëm çështje e zbatimit. Këto nuk janë marrëveshje teorike flasin për gjëra praktike si lëvizja e lirë, qasja, përfaqësimi… Duam t’i inkurajojmë politikanët të ndihmojnë komunitetet përmes zbatimit të tyre”, ka thënë ajo, raporton BBC, transmeton Gazeta Express.

Mobi Casa

E njëjta ka vlerësuar se nuk duhet një qasje krejtësisht e re, apo edhe zgjidhje magjike për çështjen mes Kosovës dhe Serbisë

“Nuk mendoj se na duhet një qasje krejtësisht e re apo ndonjë zgjidhje magjike për Bosnjën apo për çështjen e Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë ajo. /GazetaExpress

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.