Emisari gjerman për Ballkanin pyet opozitën: Çfarë armësh do të përdorni pas gazit?

Emisari gjerman për Ballkanin, Ernst Reichel duke komentuar ngjarjet e sotme në Kuvend ka thënë se në demokraci politikat mund të ndryshohen vetëm duke i bindur votuesit dhe duke i fituar zgjedhjet e radhës.
Ai ka pyetur opozitën se çfarë armësh do të përdorin tash, pas gazit lotsjellës.
Reichel poashtu ka pyetur opozitën se me çfarë të drejte mendojnë se mund t’ia imponojnë vullnetin e tyre një qeverie të zgjedhur në mënyrë demokratike e cila përfaqëson shumicën e votuesve.
“Opozita nuk pajtohet me Qeverinë, si zakonisht. Por në sisteme demokratike, ndërrimi i politikave nënkupton t’i bindësh votuesit dhe t’i fitosh zgjedhjet e ardhshme. Nëse tani opozita ka sulmuar me gaz lotsjellës, çfarë forme të dhunës do të përdorin më pas? Me çfarë justifikimi beson opozita që mund t’ia imponojë vullnetin e saj një qeverie të zgjedhur në mënyrë demokratike që përfaqëson shumicën e votuesve?”, ka shkruar Reichel në Facebook.