Hidromorava

Emisari francez tregon se ka ardhur me një porosi të veçantë për Kurtin

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ka filluar takimi ndërmjet kryministrit të Kosovës Albin Kurti dhe emisarëve specialë të presidentit të Francës Emmanuel Mcron dhe kancelares gjermane, Angela Merkel, raporton Gazeta Express

Ky takim po mbahet në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.

Emisari francez Emmanuel Bonne, para takimit ka thënë se në Kosovë kanë ardhur për t’i sjellë një porosi të veçantë kryeministrit Kurti.

“I kemi sjellë porosi të veçantë kryeministrit, për këtë arsye kemi ardhur”, ka thënë Bonne.

Në takim është parë edhe ambasadori gjerman në vendin tonë Christian Heldt.

Delegacioni franko-gjerman përbëhet nga këshilltarët kryesorë të kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit francez Emmanuel Macron, Jan Hecker dhe Emmanuel Bonne.

Fundamenti

Vizita e këshilltarëve të dy njerëzve më të pushtetshëm të Evropës vjen në një kohë kur është shtuar presioni për heqjen e taksës dhe rinisjen e dialogut me Serbinë.

Vetë kryeministri Kurti kërkon që Bashkimi Evropian të luajë rolin e tij në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, pavarësisht dallimeve që ekzistojnë mes vendeve anëtare.

Ndërkohë, pas takimit me kryeministrin, emisarët e Macron dhe Merkel do të takohen edhe me presidentin e vendit, Hashim Thaçi.

Njoftimin për takimin e Thaçit me emisarët special e ka bërë të ditur zyra e presidentit.

“Në orën 10:15, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim një delegacion francezo-gjerman, këshilltarë të kancelares gjermane Angela Merkel dhe të presidentit francez Emmanuel Macron”, thuhet në njoftimin e presidencës./GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.