GRANDEMALL

Emisari britanik: Jam optimist që Kosova dhe Serbia do të arrijnë një marrëveshje

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Emisari britanik për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, ka thënë se është optimist për arritjen e një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë kur u pyet nëse ajo mund të arrihet sivjet.

Peach, që dje qëndroi për një vizitë në Beograd, tha se marrëveshja duhet të normalizojë marrdhëniet mes dy vendeve fqinje, si dhe të jetë e pranueshme për të dyja palët, transmeton Gazeta Express.

“Pres të shoh një marrëveshje gjithëpërfshirëse, përfundimtare, ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, si dy vende fqinje. Jam optimist sepse besoj se kur ka vullnet, ka dhe rrugë. Vullneti politik dhe guximi politik duhet të çojnë në një marrëveshje të qëndrueshme ndërmjet Serbisë dhe Kosovës për normalizimin e marrëdhënieve. Unë besoj fuqimisht se kjo është në interesin afatgjatë të njerëzve dhe komuniteteve të Serbisë dhe Kosovës dhe përparimin e tyre në të ardhmen. Hapat përpara për çështjet individuale gjatë viteve të fundit tregojnë se mund të bëhet përparim. Negociatorët nga të dyja palët padyshim kanë nevojë për kohë dhe hapësirë ​​për të punuar me të gjitha detajet, por procesi ka disa vite që po vazhdon dhe askush nuk përfiton nga vonesat e panevojshme”, tha ai në një intervistë për mediumin serb “Kurir”.

Peach tha se i takon udhëheqësve në Kosovë dhe Serbi që të bien dakord për formatin dhe përmbajtjen e saktë marrëveshjes.

ARKATANA

Në pyetjen e gazetës se “a është e mundur të flitet për diçka tjetër nëse pala kosovare refuzon të përmbushë Asociacionin”, Peach u përgjigj se kjo duhet zbatuar, por se kjo s’duhet të pengojë zbatimin edhe të marrëveshjeve të tjera.

“Si Kosova edhe Serbia duhet t’i përmbushin të gjitha obligimet e marra gjatë dialogut. Asociacioni komunave serbe është një nga ato elemente të paplotësuara, por nuk duhet të pengojë zbatimin e të tjerave. Si do të duket Asociacioni kur të krijohet është një pyetje për palët në dialog. Asnjë nga palët nuk duhet ta shohë zbatimin e marrëveshjes si një lëshim apo kërcënim për pozicionin e tyre, por si një pjesëmarrje konstruktive dhe të përgjegjshme në dialog. Si Serbia ashtu edhe Kosova kanë obligim ndaj qytetarëve të tyre që të vazhdojnë bisedimet dhe të punojnë në hapa praktikë drejt normalizimit të marrëdhënieve – dhe jetës së përditshme”, ka thënë ai.

Peach po ashtu ka folur edhe për qëndrimin e vendit të tij karshi propozimit të BE-së, i njohur si franko-gjerman.

“Nuk mund të komentoj detajet e dokumentit të papublikuar, por Mbretëria e Bashkuar mbështet çdo propozim konstruktiv që do të na sjellë më pranë një zgjidhjeje. Gjatë dhjetë viteve të fundit të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, pavarësisht sfidave dhe frustrimeve, ka pasur përparim në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Prioriteti duhet të jetë arritja në një pozicion ku koha dhe burimet mund të përqendrohen në bashkëpunim dhe në arritjen e përmirësimeve reale në jetën e qytetarëve të zakonshëm dhe zgjidhjen e problemeve të tyre të përditshme. Ne duhet të largohemi nga fjalët dhe veprimet që nxisin ndarjen dhe mosbesimin midis fqinjëve”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.