FITORJA

Emir Bajrami kalon në Monaco

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Monaco – Mesfushori kosovar që aktivizohet me kombëtaren suedeze, Emir Bajrami në sezonin e ardhshëm do të luajë për skuadrën franceze Monaco. Lojtari 24 vjeçar është transferuar nga Twente, e cila e ka huazuar për një sezon, me të drejtën e blerjes përfundimtare.

Drejtuesit e Monacos janë të lumtur me zgjedhjen që kanë bërë për futbollistin, i cili fatkeqësisht luajti një rol dytësor me kombëtaren e tij në Euro 2012, duke qëndruar në bankinë dhe duke u aktivizuar vetëm në ndeshjen kundër Francës.

Eco Higjiena

“Kërkonim një lojtar që të sulmonte hapësirat dhe Emiri përshtatet plotësisht me këtë profil. Ai është një nga lojtarët më të mirë në pozicionin e tij në Evropën e Veriut dhe shpresojmë që të ketë rritje të mëtejshme të lojës në këtë sezon me Monacon. Ai do t’i japë një perspektivë tjetër vijës tonë të sulmit”, ishin fjalët e menaxherit të skuadrës franceze, Tor-Cristian Carlsen, i cili ishte personi që ka ndjekur prej 3 vjetësh mesfushorin kosovar.

Bajrami shihet si një nga talentet më premtues të kombëtares suedeze të futbollit, me të cilën është aktivizuar në 17 ndeshje dhe ka shënuar 2 gola. Ai luan si mesfushor i avancuar, ose në krahun e majtë, pozicion në të cilin është preferuar zakonisht me kombëtaren suedeze të futbollit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.