RCCOLA

Emini: Aty ku banojnë preshevarët në Gjilan rrugët janë të dëmtuara dhe të pa asfaltuara?

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Shaban Emini qytetar i Gjilanit ka shtruar një dilemë interesante. Pyet pse nuk është investuar në zonat e banuara nga preshevarët në Gjilan.

“Tani e 18 vite janë disa rrugë në Gjilan që janë në gjendje të mjerueshme e kryesisht janë lagjet e reja ku ndërtuan banorët e dëbuar nga Presheva, Bujanoci, dhe këto zona janë në Lagja 2, “Dheu i Bardhë” dhe “Porodini”, ku këta banorë kanë kërkuar me ngulm, por nuk është bërë asgjë tash e 18 vite, sepse kurrë nuk është investuar nga komuna e Gjilanit. Janë qytetarët ata të cilët me vetë iniciativë e kanë mirëmbajtur dhe investuar në kanalizim e ujësjellës aq sa kanë pasur mundësi” shprehet Emini.

Uji Dea

Shaban Emini thotë se këto rrugë dhe shumë të tjera kanë nevojë të asfaltohen, sepse gjatë vitit nuk kalohet nga pluhuri, balta, uji i shtrirë i cili e pamundëson të kalohet në këmbë edhe pse e frekuentojnë me qindra familje çdo ditë. “Fëmijët kanë problem ta kalojnë kur shkojnë në shkollë, dhe çdo këmbësorë ballafaqohet me kushte shumë të rënda sa herë që i duhet të kalon aty pari. Qytetarët kanë kërkuar dhe vazhdojnë të kërkojnë nga komuna e Gjilanit investim në këtë pjesë të harruar të qytetit sepse edhe ne e meritojmë të jemi sikur të tjerët” është shprehur Shaban Emini./rajonipress/