GRANDEMALL

Emine Aliu, e bukura e diasporës

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Është vetëm një vajzë 18 vjeçare dhe tashmë ka filluar që të korrë suksese në sferën e modelimit dhe spektaklit. Është kjo Miss Diaspora, bukuroshja Emine Aliu e cila është duke menduar që seriozisht ti futet botës së modës në Gjermani.

Në një intervistë për Express, Eminja ka thënë se kurorën e më të bukurës së diasporës e mori gjatë këtij viti përderisa tanimë ka synime që të konkurrojë edhe në spektakle të tjera të bukurisë.

“Jam zgjedhur Miss Diaspora 2013. Jam 18 vjeçare dhe synojë që të paraqitem në spektakle bukurie edhe në Gjermani. Po ashtu, edhe në Kosovë mund të paraqitem në ndonjë spektakël bukurie”, thotë Eminja në një bisedë për Express.

Tashmë ajo ka përfunduar shkollën e mesme përderisa thotë se kohën e lirë më shumë më familjen e saj.

Ndjenjën e zgjedhjes si Miss Diapora e përshkruan si një gjë shumë emocionale përderisa Kosovën nuk harron për ta vizituar çdo verë.

“Kryesisht rri në Ferizaj, në vendlindjen e prindërve të mijë”.

Eco Higjiena

Eminja jeton në Bielefeld të Gjermanisë kurse thotë se e ka ndërmend që në të ardhmen ti përkushtohet edhe modelimit.

“Nuk kam oferta nga agjenci të modës për modelim por besojë që në të ardhmen do të kem”, thotë Eminja.

Bukuroshja ferizajase ne kohen e lirë del për të shëtitur kurse ajo ka edhe një sport të preferuar që e bën.

“Bëj not. Në pishinë shkojë dy herë në javë”, ka thënë Aliu.

Megjithatë, për momentin Eminja thotë se nuk e ka ndërmend të provojë që të këndojëm, ashtu sikurse bëjnë shumë bukuroshe nga Kosova.

“Dëshira e ime është me u bë modele dhe një dizajnere mode e suksesshme”, ka thënë Aliu në fund të bisedës për Express.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.