Fundamenti

Emina Çunmulaj, shkruan vetëm shqip

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Është njëra ndër emrat më të njohur të industrisë së modës në botë, por kjo nuk ka bërë që Emina Çunmulaj të harrojë prejardhjen e saj. Ajo madje është ndër emrat e paktë që nëpër faqet e saj zyrtare mbishkrimet i lë në gjuhën shqipe. Derisa shumë koleg të saj nga jeta e showbiznesit, nuk preferojnë të shkruajnë në shqip, edhe pse fansat i kanë të gjithë shqiptar, Emina një gjë të tillë nuk e ka problem, ajo vazhdimisht shkruan në shqip.

Ndërkaq edhe pse kohë pas kohe na informon për angazhimet e saj nëpër botë, ajo së fundmi ka zgjedhur të falënderoj fansat e saj të cilët e kanë bërë të ndjehet krenare dhe si zakonisht mbishkrimi i bukuroshes me prejardhje nga Malësi e Madhe ishte në gjuhën e saj. “Wow çfarë kënaqësie … Kur isha fomi, kurrë nuk e kisha ëndërruar që një ditë 100.000 mijë njerëz do kishin dëshirë të më ndjekin mes rrjeteve sociale … Ju përshëndes shumë dhe ju falënderoj për përkrahjen e juaj .

Eco Higjiena

Me shumë respekt Emina Çunmulaj”, ishte mbishkrimi i modeles i cili ishte pëlqyer dhe komentuar shumë pozitivisht nga fansat e saj të shumtë. E ajo çfarë më së shumti bën përshtypje, përveç se Emina shkruan vazhdimisht në shqip, është edhe drejtshkrimi i saj i cili është i saktë, ndonëse shumë kolegë të saj që kanë lindur dhe janë rritur në vendin tonë, kanë probleme me të shkruarit shqip. Ndryshe të ju kujtojmë se bukuroshja shqiptare jo shumë kohë më parë i ka dhënë fund beqarisë së saj./Tribuna/