GRANDEMALL

Emina Çunmulaj flet për vështirësitë në fillimet e karrierës: Nuk kisha para as për bukë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Modelja e njohur shqiptare, Emina Çunmulaj ka një karrierë të suksesshme si modele që edhe i ka dhënë një jetë luksoze.

Por, modelja me preardhje nga Mali i Zi jo gjithmonë bënte një jetë tillë, pasi ajo shpesh herë ka treguar për vështirësitë që ka kaluar në jetë.

Këtë e ka bërë edhe së fundmi si e ftuara e radhës në podcastin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Modelja mes tjerash ka treguar se kur nisi karrierën i duhej të udhëtonte për në Itali për të ndjekur ëndrrat e saj dhe se atje hasi në vështirësi të mëdha.

Mobi Casa

Madje ajo tha se në moshën 15-vjeçare jetonte larg familjes dhe se shpesh herë nuk kishte as bukë për të ngrënë.

“Bukë nuk kisha për të ngrënë kur kam qenë 15 vjeç në Itali e më telefononte babai e më thoshte, “si je, bija ime?’’ -Mirë- i thosha- babë. Gjithçka në rregull. Shkoja të flija, barku më dhimbte. Shkoja të flija e çohesha natën. Me kishin dhënë 200 lira në atë kohë për t’i harxhuar për tre javë ditë, për të marrë metronë, për të ngrënë dhe për shkuar për të kërkuar punë si modele, por ka ardhur koha që të gjitha ato luftëra më janë paguar, vetëm duhet përkushtim dhe të luftosh”, rrëfeu Çunmulaj.

Tutje, Emina tha se gjithmonë do të mbështesë shqiptarët dhe do të mundohet që të ndihmojë popullin e saj në mënyra të ndryshme.

Ndryshe, theksojmë që Emina është e martuar me biznesmenin iranian Sam Nazarian, çifti janë prindër të tre fëmijëve. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.