Emin Pacolli krenar për vëllain e tij Behgjet Pacollin: “Ke ndërtuar histori dhe je frymëzim për brezat”
Emin Pacolli ka emocionuar ndjekësit me një dedikim të veçantë për vëllain e tij, biznesmenin dhe politikanin e njohur Behgjet Pacolli, duke shprehur krenarinë dhe respektin për rrugëtimin e tij jetësor dhe profesional.
Përmes një postimi plot ndjenjë, ai e përshkruan Behgjet Pacollin si një njeri që nuk ndërtoi vetëm sukses personal, por la gjurmë të pashlyeshme për brezat që do të vijnë.
“Ka njerëz që ndërtojnë pasuri, e ka njerëz që ndërtojnë histori. Ti je ndër ata që ke lënë gjurmë të pashlyeshme për brezat që vijnë”, ka shkruar Emin Pacolli.
Ai ka vlerësuar sakrificën, punën dhe përkushtimin e vëllait të tij, duke theksuar se nga sfidat dhe vështirësitë arriti të ngjitet në majat më të larta të suksesit, pa humbur asnjëherë thjeshtësinë, modestinë dhe humanizmin.
Në dedikim, Emin Pacolli thekson se Behgjet Pacolli ka qenë gjithmonë shtyllë mbështetëse për shumë njerëz, ndërsa sulmet dhe zilia ndaj tij nuk kanë mundur ta ndalin rrugëtimin e një personaliteti që, sipas tij, ka fituar respektin e popullit dhe të historisë.
“Vazhdo, Bac, vetëm përpara, sepse sukseset tua janë të pandalshme dhe historia jote mbetet frymëzim e mësim për të gjithë ne”, përfundon mesazhi emocional i Emin Pacollit për vëllain e tij Behgjet Pacolli./rajonipress/
Postimi i plotë i Emin Pacollit:
Ballë lart dhe vetëm përpara.
Ka njerëz që ndërtojnë pasuri, e ka njerëz që ndërtojnë histori. Ti je ndër ata që ke lënë gjurmë të pashlyeshme për brezat që vijnë.
Nga skajshmëria dhe sfidat, me punë, sakrificë dhe dinjitet, arrite majat më të larta, duke hapur dyer për shumë të tjerë që ecën pas jush. U bërë shtyllë, referencë dhe mbështetje për çdo nevojtar, pa humbur asnjëherë thjeshtësinë dhe modestinë që të karakterizon.
Tradhtarët dhe ziliqarët menduan se mund ta ndalin rrugëtimin tënd me dredhi e hipokrizi, por historia ka treguar gjithmonë se fundi i tyre është mjerimi, ndërsa njerëzit e mëdhenj mbesin të pavdekshëm në respektin dhe kujtesën e popullit.
Në këtë ambient që frymon histori, kulturë dhe madhështi, qëndrimi ytë pasqyron më së miri rrugën tënde jetësore: fisnikëri, qetësi dhe forcë.
Vazhdo, Bac, vetëm përpara, sepse sukseset tua janë të pandalshme dhe historia jote mbetet frymëzim e mësim për të gjithë ne.
Te dua shumë

