Eko Higjiena

Emigranti shqiptar në Itali plagos një polic dhe vret vetën

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Në vendngjarje kanë mbërritur dhe forcat speciale e po kryejnë hetimet e rastit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në hyrje të stacionit Tiburtina në Romë.

Një emigrant ka plagosur me thikë një punonjës të policisë private Italpol e pasi i ka rrëmbyer pistoletën është vetëvrarë.

Emigranti rreth 20 vjeç ende nuk është identifikuar nga autoritetet italiane e janë të panjohura motivet e këtij gjesti ekstrem.

FIDANISHTJA

Punonjësi i Policisë 55 vjeçari Massimo Petrini po kurohet në spitalin Umberto 1 në Romë. Ai ka marrë dy plagë në fyt dhe gjendja e tij shëndetësore është e rëndë por jashtë rrezikut për jetën raporton Gazeta Ekspress.

Në vendngjarje kanë mbërritur dhe forcat speciale e po kryejnë hetimet e rastit mbi dyshimet e lidhjes së motivit të kësaj ngjarje. Autoritetet kanë sekuestruar të gjitha telekamerat e sigurisë në hyrje e brenda stacionit të metrosë.

https://www.albinfo.ch/emigranti-shqiptar-ne-itali-plagos-nje-polic-dhe-vret-veten/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.