Hidromorava

Emigrantët kosovarë, pre e mashtrimeve të trafikantëve

/ 3 minuta lexim
United Hospital

Ambasadori i Kosovës në Zvicër, Naim Malaj, në një intervistë për Televizionin Publik të Zvicrës (RTS), ka thënë se emigrantët kosovarë janë pre e mashtrimeve të trafikantëve.

Në një kronikë të lajmeve qendrore të këtij televizioni, paraqitet gjendja në Kosovë dhe fluksi i madh i shtetasve që po marrin rrugën për migrim ilegal në vendet e BE-së.

Prezantimi i kronikës nisë me një përshkrim të ngjarjes dhe arsyen e këtyre ikjeve masive nga Kosova.

“Kosova ka shënuar 7 vjetorin e pavarësisë të saj. Qe disa javë, banorët të këtij shteti tentojnë të lëshojnë vendin e tyre në mënyrë masive, kryesisht në drejtim të Gjermanisë. Është një eksod i shkaktuar nga gjendja ekonomike, dhe i shfrytëzuar nga rrjete të trafikantëve”.

Ndërsa, reporteri i kësaj kronike thotë se në 7 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, por siç është shprehur ai, prapa buzëqeshjeve të qytetarëve për këtë festë, mungon vullneti dhe entuziasmi.

“Kosova sapo ka festuar 7 vjetorin e pavarësisë të saj por mbrapa buzëqeshjeve mungon vullneti, entuziazmi. Në një atmosferë të një shpartallimi ekonomik, më shumë se 20 mijë kosovarë kanë lëshuar shtetin e tyre që nga fillimi i vitit. Dhjetëra autobusë i presin në Prishtinë për çdo ditë”.

Hidromorava

Në këtë kronikë paraqitet edhe një qytetarë nga Kosova, i cili tregon arsyet e ikjes nga vendlindja.

“Po shkojmë sepse nuk mund të gjejmë punë. Nuk ka ardhmëri këtu, asgjë. Ku janë politikanët që janë të thirrur me u marr me popullin e tyre? Ata do të duhej të na shohin këtu, por janë ulur nëpër zyre të tyre”, thotë ky shtetas i Kosovës, shkruan albinfo.ch.

Ndërsa, në këtë kronikë përfshihet edhe ambasadori i Kosovës në Zvicër, Naim Malaj, i cili migrimin masiv të kosovarëve, e arsyeton me mashtrimin që po u bëhet atyre nga trafikantët.

“Njerëzit kanë kuptuar që në Zvicër nuk e kanë asnjë shans për të ardhur dhe për të paraqitur një kërkesë për azil. Për ne është e dhimbshme të shohim këta të rinj të cilët bien në këtë kurthe të thashethemeve, te elementeve mafioze, duke shpresuar qe në Evropë do të gjejnë një jetë më të mirë. Por pasi të vijnë njëherë njerëzit e kuptojnë që gjendja është krejt ndryshe, dhe një pjesë e madhe prej tyre ka filluar te kthehet në Kosovë”.

Në fund, kronika përmbyllet me disa të dhëna për Kosovën, përfshirë këtu gjendjen sociale të qytetarëve dhe procesin e integrimit.

“40% të kosovareve jetojnë në varfëri dhe papunësia tejkalon 35%. Kosova është i vetmi shtet i rajonit banorët e të cilit nuk kanë mundësi të lëvizin lirshëm në hapësirën Schengen, një gjendje e cila shtyn qytetarët e saj që të përdorin të gjitha mundësitë për të dalë jashtë, dhe të bien pre të mafisë e cila premton vende të punës fiktive”./Albinfo.ch/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.