Eko Higjiena

Emery lavdëron Xhakën që u kthye në skuadër, edhe pse pësoi humbje

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Trajneri i Arsenalit, Unai Emery, e lavdëroi mesfushorin Granit Xhaka për paraqitjen e tij, pasi ky i fundit ishte titullar në disfatën me rezultat 2:1 në shtëpi të “Topçinjve” kundër Eintracht Frankfurtit, në kuadër të Ligës së Evropës.

Mesfushori zviceran me origjinë shqiptare ishte titullar për herë të parë që kur kishte reaguar i zemëruar ndaj tifozëve të Arsenalit që e fishkëllyen kur po zëvendësohet në ndeshjen kundër Crystal Palace në tetor. Përderisa ai e lëndoi kyçin gjatë ndeshjes, ai e duroi dhimbjen dhe luajti për 90 minuta të plotë, transmeton Gazeta Express.

Frankfurti i kishte humbur tri ndeshjet e fundit në të gjitha garat – fitorja e tyre e fundit kishte qenë ajo tronditëse me rezultat 5:1 kundër Bayern Munichut që bëri që Niko Kovac të shkarkohet nga posti i trajnerit të gjigantit gjerman.

Përderisa Emery s’ishte i kënaqur me rezultatin në ndeshjen e së enjtes, atij i bëri përshtypje paraqitja e mesfushorit 27-vjeçar, për të cilin ishte menduar se mund të mos luante kurrë më për Arsenalin.

United Hospital

“Xhaka dëshironte të vazhdojë të luajë. Paraqitja e tij sot ishte e mirë dhe ai i ndihmoi skuadrën. Unë po tregohem pozitiv por gjithashtu realist dhe ne humbëm kundër një rivali të mirë”, tha Emery në një intervistë të dhënë për BT Sport.

“Ne jemi përmirësuar nga ndeshja jonë e jonë dhe jemi ende të parët dhe e kemi mundësinë të kualifikohemi në fazën eliminatore, por sonte e humbëm rastin tonë”.

“Pesë apo dhjetë minutat e parë të pjesës së dytë ishin të mira, por pastaj e humbëm kontrollin për 15 minuta dhe nuk mund ta ndryshonim më rezultatin. Tentuam të ktheheshim, por nuk krijuam mjaftueshëm raste të mira për të shënuar”. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.