United Hospital

Emery: Jam shumë i lumtur me Xhakën, ai është lojtar shumë i mirë

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Trajneri i Arsenalit, Unai Emery ishte i kënaqur me performancën e Granit Xhaka në barazimin 1-1 me Liverpoolin.

Mesfushori shqiptar bëri një ndërhyrje fantastike në zonën e penaltisë kundër Mohamed Salahut, duke dëshmuar se kundërshtarët nuk do ta kenë më të lehtë.

Kjo ka bërë që të kënaqet strategu spanjoll, por edhe tifozët e pranishëm në shkallët e stadiumit The Emirates, të cilët e duartrokiten këtë veprim të futbollistit tonë.

“Momenti më i mirë në futboll është kur fitoni, por gjithashtu i pëlqej edhe veprimet individuale mbrojtëse”.

Hidromorava

“Mendoj se ne kemi prodhuar balancë në kuadër të intensitetit të lojës kundër Liverpoolit. Lidhja me tifozët është shumë e rëndësishme. Ata po krijojnë atmosferë fantastike. Përkrahësit i dhanë lojtarëve një shtytje të rëndësishme dhe energji për të qenë së bashku”.

“Jam shumë i lumtur me Xhakën sepse është lojtar shumë i mirë. Ai angazhohet tejet mase, por edhe dëshiron të përmirësohet, të cilën gjë mund ta bëjë në çdo ndeshje”.

“Është e rëndësishme për bilancin tonë që kemi dy mesfushorë si Xhaka dhe Lucas Torreira. Ata janë taktikisht të mirë dhe angazhimi i tyre po na ndihmon në mbrojtje”, tha trajneri.

Ndryshe, Liverpool dhe Arsenal mbesin në pjesën e lartë të renditjes tabelore të Ligës Premier. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.