Hidromorava

Emërimi i ministrit të ri të Mbrojtjes, ky është profili i Ejup Maqedoncit

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Ejup Maqedonci është emëruar sot ministër i Mbrojtjes.

Maqedonci është emëruar ministër i Mbrojtjes, pasi nga kjo pozitë ka dhënë dorëheqje Armend Mehaj.

Po kush është ministri i ri i sapoemëruar?

Ejup Maqedonci studimet Master i ka kryer në Kolegjin e Luftës (U.S. Army War College) në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku dhe fitoi gradën shkencore Master në Studimet Strategjike (Master of Strategic Studies).

Ejup Maqedonci në të njëjtën kohë përfundoi me sukses superior edhe kualifikimin Joint Professional Military Education Phase II.

Hidromorava

Maqedonci mban gradën nënkolonel në Forcën e Sigurisë së Kosovës, ndërkaq para emërimit ishte shef i Shef i Departamentit për Operacione dhe Trajnim.

Ministri i Mbrojtjes kur ishte 19 vjeçar i ishte bashkuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai ka shërbyer si Komandant i Batalionit të Parë të Brigadës 153 të Zonës Operative të Llapit në UÇK.

Ndryshe, koloneli Ejup Maqedonci, një trajnim në vitin 2010 në Japoni e kishte përfunduar me lëndim të rëndë, ndërkaq kishte refuzuar 30 mijë dollarë për shërim, vetëm që të mos dëmtohet imazhi i ushtrisë së Kosovës.

“Gjatë atij trajnimi, fatkeqësisht unë u lëndova. Nga zyrtarja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Japonisë u ftova që të diskutojë rreth ndërprerjes së trajnimit dhe kthimit në Kosovë, si dhe tërheqjes së shumës prej 30 mijë dollarëve që ka qenë në kontratë. Unë as që e kam menduar punën e 30 mijë dollarëshit. Kam pasur shqetësim se nuk do të mund të vazhdojë punën e trajnimit. Ditën e nesërme kam kërkuar nga japonezët që të vazhdojë trajnimin edhe me një këmbë”, kishte deklaruar kohë më parë Maqedonci. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.