ARKATANA

Emërimi i kryeprokurorit të ri zvarrit ngritjen e aktakuzave

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Zyrtarë të Gjykatës Speciale kanë thënë për “Zërin” se me emërimin e kryeprokurorit Jack Smith puna e kësaj Gjykate do të vazhdojë normalisht, pa ndonjë vonesë. Ndërsa njohësit e çështjeve juridike thonë që kryeprokurorit të ri do t’i duhen disa muaj deri kur mund të fillojë me ngritjen e aktakuzave të para.

Përfundimi i mandatit të kryeprokurorit të Dhomave të Specializuara, David Schwediman, dhe procedurat për emërimin e kryeprokurorit të ri kanë bërë që puna e kësaj Gjykate Speciale të zvarritet edhe më tej.

Të paktën kështu konsiderojnë njohësit e çështjeve juridike, të cilët thonë se kryeprokurorit Jack Smith do t’i duhet ndoshta edhe një vit deri te ngritja e aktakuzave të para.

Hidromorava

Christopher Bennett, zëdhënës në Zyrën e Prokurorit Special, ka thënë për “Zërin” se Prokuroria do ta vazhdojë punën nën udhëheqjen e kryeprokurorit të ri Jack Smith me të njëjtin intensitet sikurse me ish-prokurorin Schwendiman.

“Prokuroria Speciale ka vazhduar punën e saj nën udhëheqjen e Kwai Hong Ip që nga largimi i David Schwendimanit dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë deri në ardhjen e Smithit, emërimi i të cilit sapo është shpallur. Detyra e prokurorit special është dhe gjithmonë ka qenë me zell, me integritet dhe me dinjitet të kryejë një hetim efektiv, të shpejtë dhe të sjellë çdo padi në gjykim menjëherë. Kjo nuk do të ndryshojë”, thuhet në përgjigjet e Bennettit.

Ndërkohë, i pyetur rreth kohës se kur mund të nisin aktakuzat e para, Bennett nuk ka dhënë detaje.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.