Hidromorava

Elvis Pista përcillet për në banesën e fundit

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Qindra qytetarë nga mbarë vendi morën pjesë në varrimin e kandidatit për deputet të PDK-së, Elvis Pista i cili u vra sot në orët e para pas mesnate.

Në ceremoninë mortore ishte i pranishëm edhe Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi, raporton Zëri.

Hidromorava

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi në një fjalë rasti tha: “Bash në ditën kur Rahoveci feston çlirimin, një dorë makabre u përkujdes t’ia merr jetën Elvisit, një i ri prej të cilit priste Rahoveci, priste Kosova”.