Elvana si Adriani, sjell këngë me episoda

Ajo që tashmë po fillon të bëhet trend i ri i skenës sonë janë lansimet e këngëve me vazhdime. Siç duket serialet turke e latinoamerikane nuk po i lënë indiferent as këngëtarët tanë, të cilët këngët po i sjellin si epizoda serialesh.
Para pak kohësh këngëtari nga Shkupi Adrijan Gaxha e solli vazhdimin e këngës ‘Ngjyra e kuqe’ në bashkëpunim me Florianin e vogël.
Por kjo nuk mbaron me kaq pasi që ai ka paralajmëruar se do ta bëj edhe pjesën e tret. E një gjë të tillë ka filluar ta praktikojë edhe këngëtarja Elvana Gjata.
Këngëtarja përmes rrjeteve sociale ka bërë të ditur se tashmë e ka përfunduar pjesën e dytë të këngës ‘Fake’. “ Gati Fake 2 !!!”, ka shkruar Elvana në faqet zyrtare në rrjetet e ndryshme sociale.