Elvana Gjata tani edhe sipërmarrëse
Përveç muzikës, këngëtarja Elvana Gjata ka filluar të merret edhe me biznes.
Lajmin e ka bërë të njohur vet ajo në rrjetin social Instagram, transmeton Telegrafi.
‘ALTAR’ do të quhet dyqani i Elvanës, emër ky i cili më parë u keqkuptua nga mediat rozë, të cilat shkruan se këngëtarja po martohej.
Ky biznes do të hapet së shpejti dhe gjithë adhuruesit e Elvanës do të kenë mundësi të blejnë fustane në dyqanin e saj. /Telegrafi/


