United Hospital

Elvana Gjata nuk do të jetë më “njësoj”… Surpriza dhe projekte të mëdha

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Elvana Gjata u rikthye pas një pushimi të gjatë me këngën “Njësoj”, këngë që u kthye në hit gjatë sezonit të nxehtë veror. Tashmë pritet edhe kënga “Lejla”, por nëse mendoni se Elvana do të mjaftohej me kaq, jeni gabuar.

Ajo publikoi mëngjesin e sotëm një foto ku shihej në ambientet e studios “Master House”, gjë që ngriti një pyetje: “Ç’po bën vallë Elvana?”

Blitz.al ka kontaktuar me menaxherin e artistes, Andi Gram, i cili ndodhet së bashku me Elvanën në SHBA për të na dhënë një përgjigje për pyetjen e mësipërme.

United Hospital

“Përkrah albumit të saj, Elvana është gjithashtu duke punuar në disa projekte të tjera të gjitha në anglisht. Për arsye profesionale, më shumë detaje nuk mund të bëhen të ditura në këtë moment mbi këto projekte, por nga informacionet e deritanishme, ajo po punon në “Master House Studios në Miami”, SHBA”, – ka treguar ai. “Një nga personazhet me të cilët Elvana duket të jetë duke bashkëpunuar është edhe BIA, e njohur për publikun shqiptar përmes këngës “Safari”, me J Balvin dhe Pharrell Williams. BIA është gjithashtu një tekstshkruese shumë e zonja sipas informacioneve që disponojmë”.

Ndërkohë, nga ana tjetër, BIA ka shpërndarë në Instagramin e saj një foto bashkë me bukuroshen shqiptare, ku shkruan: “Elvana Gjata është një vajzë kaq e bukur, si brenda edhe jashtë! Kaq e talentuar! Patëm një ditë të bekuar”.

Duke qenë se Elvana nuk zhgënjen kurrë me projektet e saj muzikore, jemi të sigurt që as kësaj here ajo nuk do të zhgënjejë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.