Elvana Gjata me përmbledhje baladash

Ndër këngëtaret më të dëgjuara shqiptare, Elvana Gjata, sot ka publikuar një përmbledhje me 10 pop balada të përpunuara në YouTube.
Përmbledhja e publikuar nga këngëtarja e bukur 27-vjeçare përmban këngët “Anonim”, “Dhe zemra ndal”, “Si une”, “Ku jeton dashuria ime”, “As ti”, “Vetes”, “Pak nga pak”, “Nuk jane me”, “Me ty” dhe “Mengjesi kesaj here”, transmeton Gazeta Tribuna.
Këngët janë bërë nga Flori Mumajesi.