Hidromorava

Elvana Gjata këngëtarja me vëmendjen më të madhe

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Nuk është hera e parë që artistë apo këngëtarë duan të bëhen lajm për të rënë në sy të mediave dhe publikut. Emri më i përfolur gjatë muajve të fundit, del të jetë ai i këngëtares Elvana Gjata. Janë blofe apo nuk janë, këngëtarja ka arritur që të marrë vëmendjen e të gjithëve.

Gjithçka nisi në muajt e verës, periudhë kjo shumë e angazhuar për këngëtarët pasi i gjejmë në mbrëmje të shumta muzikore. Por, kështu nuk ishte për Elvana Gjatën. Këngëtarja nuk u pa në asnjë koncert muzikor, pasi i kishte anuluar të gjitha datat, duke thënë se kishte vendosur t’i kushtonte kohë vetes. Dhe këtu nisën spekulimet. “Elvana Gjata shtatzënë”? ishte titulli që përfshiu portalet. Dhe, jo vetëm kaq, mes lajmeve të shumta që qarkullonin për një shtatzëni, në anën tjetër u përfol edhe për një ndarje mes Gjatës dhe Flori Mumajesit, edhe pse të dy këngëtarët kanë insistuar gjithnjë se asgjë nuk ka ndërmjet tyre, përveç bashkëpunimit në muzikë.

FIDANISHTJA

Ndonëse u bënë disa kohë që nuk ishte protagoniste në muzikë, Elvana Gjata, u rikthye me një set fotografik që me gjasë shkuan në funksion të biznesit të saj. Në bashkëpunim me dizajnerin Valdrin Sahiti, që tashmë kanë hapur atelienë në Tiranë me emrin “Altar” këngëtarja bëri të ditur se ka krijuar një mini-koleksion me fustane, pikërisht me ngjyrën lejla. Por, nuk mbaroi me kaq, “Lejla” vazhdoi të shkruhej nga këngëtarja edhe më pas, në faqen zyrtare në “Instagram” duke e lënë të kuptohet se projekti i radhës ka të bëjë pikërisht me këtë ngjyrë. Se kush është “Lejla” u mësua më 24 tetor kur edhe u publikua kënga e radhës po me këtë emër, një bashkëpunim me dy ndër reperët më të suksesshëm të momentit, Besniku 2PO2 dhe Capital T. Kënga u mirëprit nga publiku dhe arriti të bëhet hit.