Mobi Casa

Elvana Gjata – Aktorja më e paguar e filmave shqiptarë

/ 2 minuta lexim
HW

Ermal Mamaqi ka deklaruar se Elvana Gjata është aktorja më e paguar e filmave shqiptarë.

Në një intervistë për “Prive”, ai foli për “Dy gisht mjaltë 2”, duke njoftuar se së shpejti do të nisë punën mbi këtë prodhim, ku protagoniste kryesore ishte dhe këngëtarja.

“Unë mendoj se ‘Dy gisht mjaltë 2’ do ketë më shumë sukses se i pari. ‘Dy gisht mjaltë’ është një nga dashuritë e mia të para në botën e prodhimeve të filmave sepse më mësoi si vërtet bëhet një film, një prodhim kinematografik. Elvana gjithashtu është një nga njerëzit e mi të dashur, e cila më ka ndihmuar të bëj hapa të mëdhenj në jetë dhe besoj kjo duket në prodhimin e filmit dhe atë që do vijë më vonë”.

FIDANISHTJA

I pyetur se çfarë kushtesh ka Elvana për t’u bërë pjesë e filmave të tij, përpos shoqërisë që kanë, producenti u shpreh se ajo nuk ka vendosur asnjë kusht.

“Ne kemi hyrë pa kushte, por padyshim që Elvana është një nga artistet më të shtrenjta në historinë e muzikës dhe filmave shqiptar. Kështu që të marrësh Elvana Gjatën në një prodhim të çfarëdolloji duhet të jesh shumë i përgatitur financiarisht. Unë e di si janë pagesat e aktorëve, këngëtarëve etj dhe me shumë siguri dhe garanci të them që është aktorja më e paguar ndonjëherë në historinë e filmave shqiptarë”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.