ARKATANA

Elton Deda kundër “Eurosong”: Pse Shqipëria duhet të çojë këngëtarë në këtë festival?

/ 3 minuta lexim
United Hospital

​Duke u ftilluar pas Eurovizionit, bera nje reflektim te shkurter ne leter dhe te gjate ne mendjen time.Nuk dua fare te merrem me kompozimin, orkestrimin, tekstin dhe se fundmi me performancen e Elhaides.

Te gjithe artistet kane uljet dhe ngritjet e tyre. Perpos ketyre, ata, me shume se ne, i dine te mirat dhe defektet e tyre. Mendoj qe kishte plot gjera per tu permiresuar, por gjithashtu mendoj qe kishte plot kenge qe nuk meritonin te votoheshin ashtu si u votuan. Por mua me rane ne sy disa probleme te perseritura nder vite qe mendoj qe mund te rregullohen ( te pakten ato qe jane ne doren tone).

E para- Kenga fituese e Festivalit nuk duhet te jete kusht i domosdoshem te shkoje ne Eurovizion. Mund te behen ndryshime ne kontraten me EBU dhe besoj qe po te justifikohet korrekt nga ana jone, nuk do kete probleme nga ana e tyre. Formulat mund te propozohen ne rruge te ndryshme qe mund te diskutohen ne forumet e muzikanteve shqiptare.

E dyta- Sportiviteti i kompeticionit! Kjo eshte shume e rendesishme. Te mbytur nga rrjetet sociale, nga interneti pafre dhe nga njelloj semundje nacionalizmi, ne shumicen e rasteve thjesht demton shume artistin qe performon, ne rastin konkret vetem kengetarin.

Krijohet presion aq i madh saqe ne vend qe te perqendrohesh ne cfare po kendon, ideja e vetme ne koken tende eshte “te nderosh kombin”. Miq te dashur kjo nuk eshte politike. Eshte nje kenge qe duhet kenduar korrekt dhe me frymezim, te kete kompozim te kapshem dhe te thjeshte dhe ne fund te shoqerohet me te gjithe efektet vizuale funksionale te kenges.

FIDANISHTJA

Sikur te qetesohemi pak si komb perpara kompeticionit, te mos ngarkojme artistet me pollet e ndryshme ne fb ku na nxjerrin fitues, te mos bertasim para kohe per fitore sikur te jete lufta e Krujes, mendimi im personal eshte qe do ti leme me shume kohe artistit te pregatitet dhe te mos ngarkohet me shume sec duhet emocionalisht.

E treta- Me ne fund, po na bien veshet rehat nga tingujt e zurnave, daulleve, ciftelive dhe gjithe britmave qe bertasin “me shiko mua se vij nga Shqiperia dhe kam folklor te pasur qe me identifikon”.

Ashtu sic e tregon aktiviteti, ska me nevoje per gjera te tilla. Kenge te thjeshta pop-rock, dance, etj e kryejne funksionin me se miri. Une personalisht e pashe pozitivisht prurjen e kesaj rradhe ne Eurovizion. Kenga eshte e shijueshme ne radio, kur udheton, kur ha buke me nje fjale eshte shume e pershtatshme edhe per Eurovizion. Fuqia nuk do te thote domosdoshmerisht klas.

Dhe se fundmi, ne duhet te vazhdojme te cojme kenge ne Eurovizion. Eshte nje aktivitet qe mbledh muzikante dhe prodhon muzike. Eshte nje aktivitet qe te jep mundesine te njohesh producente, artiste, te krijosh kontakte dhe ne fund te fundit te tregosh vlerat e tua.

Nuk shoh asnje arsye te bejme greva me mllef se nuk na votojne. Le te mesohemi me idene qe ne nuk do na votojne dhe ta marrim me sportivitet. Ato gjera qe mund ti riparojme i kemi vet ne dore. Ti bejme njehere mire ato se akoma sjemi aty ku duhet, pastaj nese nuk na votojne shijojme qytetin dhe lidhjet e reja artistike. /albeu.com/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.