UBT

Elsa Lila në jurinë e “The Voice”?!

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Këngëtarja Elsa Lila, e cila prej vitesh tashmë jeton jashtë Shqipërisë, duket se ka vendosur të rikthehet. Flitet se ajo do të bëhet pjesë e talent show-t të “Top Channel”, “The Voice of Albania”, i cili këtë edicion pritet të ketë ndryshime, duke qenë se do të drejtohet për herë të parë nga Zefina Hasani.

Burime pranë këtij produksioni bëjnë me dije se Elsa Lila e ka marrë propozimin për të qenë në jurinë e “The Voice”, por nuk dihet ende nëse këngëtarja ka pranuar. Megjithëse u bë një kohë e gjatë që ajo nuk publikon më këngë të reja, Elsa është një prej këngëtareve më të dashura e më të vlerësuara të publikut shqiptar. Ajo ka shumë vite që jeton në Romë të Italisë, ku ka krijuar dhe familje. Elsa është bërë nënë e një vajze me emrin Evita, me bashkëjetuesin e saj të huaj.

KKGJILAN

Hera e fundit që ajo foli për mediat dhe publikun shqiptar, ishte kur u bë pjesë e protestës kundër armëve kimike në Shqipëri përmes një videoje në “Youtube”. Këngëtarja nuk shfaqet në rrjetet sociale.