Eko Higjiena

Elmina Mahmuti mburret me policet e Anamoravës

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Të premten në ambientet e Policisë së Kosovës Drejtoria Rajonale e Gjilanit, janë pritur, Deputetet e kuvendit të Kosovës Ganimete Musliu, njëkohësisht anëtare e komisionit për çështje sigurie në Kuvendin e Kosovës dhe deputetja Salihe Mustafa, si dhe Gratë udhëheqëse të larta të Policisë së Kosovës nga Shtabi Qendror me Kolonele Taibe Canollin. Ato janë pritur nga Drejtori i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit Kolonel Elmina Mahmuti, dhe stafi i gjerë i femrave police të Kosovës.

Duke i falënderuar për vizitën, kolonele Elmina Mahmuti prezenti stafin komandues nё rajon dhe raportoi, strukturën e gjithë pjesëtareve të PK-së.

“Pjesëmarrja e grave në Struktura komanduese dhe të policisë në rajonin tonë pra nëpër të gjitha stacionet është e kënaqshme dhe përfaqësohet nga etni të ndryshme. Rajoni jon ёshtё njё ndёr rajonet e qeta të Kosovёs. Pjesëtarët e PK-së, veprojnë në të gjitha pozitat nga oficerët deri te gradat e larta dhe janë të përkushtuara nё kryerjen profesionale të detyrave tё tyre zyrtare, si ruajtjen e rendit dhe qetёsisё” ka thënë Mahmuti.

Mobi Casa

Mahmuti ka shtuar se pjesë e sukseseve të Policisë së Kosovës në rajonin tonë në aktivitete e përditshme policore pa dyshim është edhe kontributi i femrave police që punojnë në kuadër të policisë së Kosovës.

Në fjalën e rastit deputetja Ganimete Musliu ka uruar për punën e mirë që policia e Kosovës me një përbërje të kënaqshme të grave të etnive të ndryshme po krijon kushte për një ambient të qetë dhe të sigurt për të gjithë, dhe njëkohësisht është mirë që tani janë thyer mitet se edhe gratë dhe vajzat tona janë të aftë që të kontribuojnë dhe të ndihmojnë në punë për krah burrave duke marrë përgjegjësi dhe duke dhanë kontributin e tyre, edhe përkundër shumë vështirësive që ato hasin në jetën e përditshme.

Ajo ka premtuar se në forumet shtetërore do të përqafoj fuqishëm përpara përkrahjen ndaj grave police dhe grave që punojnë në përgjithësi në mënyrë që ato të kenë mundësi që të përfaqësohen denjësisht dhe në mënyrë të barabartë në punët dhe përgjegjësitë që u besohen./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.