ARKATANA

Eliza Xheladini – vajza e sukseseve shembullore në Zvicër

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Nga Sevdail Hyseni – Eliza Xheladini, me origjinë nga fshati Tërrnoc i Komunës së Bujanocit, ka lindur dhe është rritur në Zvicër, por rrënjët dhe identiteti i saj shqiptar e shoqërojnë me krenari kudo që shkon. Këto ditë, Eliza ka festuar me shumë gëzim përfundimin e ciklit të parë shkollor – maturën e klasës së gjashtë – në shkollën L’Ecole Primaire në Domdidier të kantonit Fribourg, duke u dalluar si një nxënëse ekselente e brezit të saj.

Ajo që e bën edhe më të veçantë rrugëtimin e saj është momenti kur, në fillim të klasës së katërt, stafi pedagogjik i shkollës vlerësoi potencialin dhe arritjet e jashtëzakonshme të Elizës, duke e promovuar menjëherë në klasën e pestë. Ky vendim ishte tregues i qartë se ajo jo vetëm që po përmbushte standardet akademike, por edhe i tejkalonte ato me dinjitet e përkushtim.

Përveç suksesit në shkollën publike, Eliza ka ndjekur me përkushtim edhe mësimin e gjuhës shqipe në Avenches, në kuadër të shkollave shqipe të mbështetura nga institucionet kosovare në Zvicër. Ajo, tani është në moshën 11-vjeçare dhe zotëron rrjedhshëm gjuhën frënge në të cilën ndjek mësimet dhe ka arritur të komunikojë mjaft mirë edhe në gjuhën gjermane dhe angleze. Ky aftësim shumëgjuhësor është dëshmi e një përkushtimi të rrallë dhe e një formimi të gjithanshëm që e përgatit për të ardhmen.

Fundamenti

Jeta e Elizës nuk kufizohet vetëm në libra. Ajo e dashuron futbollin dhe gjithashtu ushtron me pasion dansin modern, së bashku me mikeshat e saj Sarandën dhe një shoqe tjetër, me të cilat përformon në mënyrë të shkëlqyer, duke treguar talent dhe harmoni në çdo paraqitje.

Eliza Xheladini është shembull i denjë i brezit të ri të diasporës shqiptare në Zvicër – një vajzë e zgjuar, e edukuar, e përkushtuar ndaj dijes dhe kulturës, që ruan me krenari gjuhën dhe prejardhjen e saj. Urojmë që rrugëtimi i saj të vazhdojë me suksese të reja, duke e bërë krenare jo vetëm familjen dhe shoqërinë, por gjithë komunitetin shqiptar në mërgatë dhe në vendlindje./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.