Eliza Hoxha solidarizohet me gratë e dhunuara

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Ka bërë emër me mjeshtërinë e interpretimit të këngëve. Është kjo këngëtarja Eliza Hoxha e cila renditet tek zërat më të bukur të muzikës shqipe.

Edhe pse pëlqimin tashmë e ka marrë nga një publik i gjerë, ajo ka kohë që nuk ka sjell në treg një këngë ashtu siç ajo di. Ndërsa për shkëputjen aktuale nga bota e këngës ka pohuar edhe vetë këngëtarja për gazetën Tribuna, duke nxjerr në pah edhe arsyet e këtij largimi të përkohshëm.

Mobi Casa

“Në aspektin muzikor nuk e kam në plan të nxjerr diçka të re, tash për tash jo. Jam e fokusuar në një projekt që ka të bëjë me gratë e dhunuara gjatë luftës dhe jam totalisht e fokusuar në këtë”, ka thënë Eliza. Ndërkaq ka bërë me dije se ky projekt zyrtarisht do të fillojë nga fundi i këtij muaji.