Eliza fillon studimet!

Aktorja shqiptare e cila karrierën e saj e ka ndërtuar në Hollywod, si duket iu ka rrek edhe studimeve. Së paku kështu thotë fotoja e saj në “Instagram”.
Bëhet fjalë për aktoren Eliza Dushku, e cila së fundi në profilin e saj zyrtar të rrjetit social “Instagram”, ka publikuar një foto me mbi shkrimin “#study #buddy” (studime, mik ), ku shihet edhe qeni i saj i shtrirë në krevat.
Megjithëse fansat e aktores kanë insistuar që të dinë se çka po studion aktorja 33-vjeçare, ajo ka zgjedhur rrugën e heshtjes.
Kujtojmë se Dushku, nëse referohemi ueb-faqes Wikipedia ka përfunduar vetëm shkollën e mesme “Watertown High School”, ndërsa studime e larta nuk i ka vazhduar.