HW

Eliza Dushku me event bamirësie në Harvard pas tragjedisë në Shqipëri

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Banorët e Bostonit dhe studentët përreth do kenë mundësinë të kontribuojnë për të ndihmuar Shqipërinë pas tërmetit me një shfaqje të filmit dokumentar të Eliza Dushkut “Dear Albania” në Universitetin e Harvardit këtë të premte.

Tërmeti i 26 nëntorit që goditi trojet shqiptare la mbi 51 njerëz të vrarë dhe qindra të tjerë të plagosur.Në një postim në rrjetin social, Instagram, Eliza ndau mendimet e saj pas tërmetit, “Të gjithëve të prekur nga ky tërmet shkatërrues, ne po dërgojmë dashurinë dhe lutjet tona dhe mbledhjen e ndihmave, menjëherë”. Shfaqja është falas, por dhurimet me para dhe çek do të pranohen. Fondet do të shkojnë drejtpërdrejt ndaj individëve të prekur nga tërmeti ose organizata jofitimprurëse që punojnë për t’i ndihmuar ata.

Shfaqja mbahet të premten, 6 dhjetor 2019 në 7:00 pasdite në Auditoriumin Tsai në Qendrën për Qeverisje dhe Studime Ndërkombëtare – në Universitetin Harvard.

HW

Ky event është bashkë-organizuar nga Shoqata e Studentëve Shqiptarë të Harvard.

Informacioni mbi biletat është shpërndarë në faqet e Eliza Dushkut dhe në një Eventbrite. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.