Uji Dea

Elitat korruptive na i humbën 18 vjet

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Për gjithë këto vite të pasluftës, me një administrim ndërkombëtar, deri në shpalljen e pavarësisë, por edhe për nëntë vjet si shtet i pavarur, Kosova po vazhdon të jetë vendi më i prapambetur dhe i pazhvilluar, sipas analistëve politikë, vetëm për pasojë të elitave politike të korruptuara e të tejinkriminuara, të cilat punuan për interesin e vet, por jo edhe të qytetarëve.

Kosova u zhvat deri në palcë nga pushtetarët dhe oligarkët

Për gjithë këto vite të pasluftës, me një administrim ndërkombëtar, deri në shpalljen e pavarësisë, por edhe për nëntë vjet si shtet i pavarur, Kosova po vazhdon të jetë vendi më i prapambetur dhe i pazhvilluar, sipas analistëve politikë, vetëm për pasojë të elitave politike të korruptuara e të tejinkriminuara, të cilat punuan për interesin e vet, por jo edhe të qytetarëve. Tani, 18 vjet pas, nga njohës të realitetit politik në vend, shtrohet pyetja se a mundet dhe si të ndryshohet ky mentalitet politik korruptiv, klanor, primitiv e fisnor i kësaj klase politike, pozitë dhe opozitë, në mënyrë që Kosova ta shohë dritën e vet të perspektivës dhe të mos vuajë pasojat e kësaj elite të establishmentit të korruptuar në të tri pushtetet dhe në të dy nivelet e pushtetit.

Analisti politik, Florim Zeqa thotë për “Kosova Sot” se krahasuar me sipërfaqen e vogël, Kosova radhitet ndër vendet më të pasura të botës, me resurse natyrore, pasuri të shumta nëntokësore dhe bukuri të rralla natyrore, por që ka mbetur më e prapambetura si pasojë e keqqeverisjes dhe keqmenaxhimit të pasurive të saj. “Janë elitat politike të korruptuara dhe tejinkriminuara, të cilat për 18 vjet rresht punuan vetëm për interesin e vet, duke harruar dhe duke anashkaluar interesin e qytetarëve të varfër, tashmë edhe të pashpresë të Kosovës”, u shpreh ai

FIDANISHTJA

Mentaliteti primitiv

Sipas Zeqës, ky mentalitet primitiv, klanor e fisnor, e mbi të gjitha korruptiv e kriminal i kësaj klase kusarësh politikë (pozitë dhe opozitë), është i mundur të ndryshojë vetëm me ardhjen në pushtet të një klase të re politike, të pastër e të padjallëzuar,që në plan të parë e ka shtetin e jo pushtetin, jo interesat personale, por ato shoqërore. “Për të ardhur deri te kjo, në radhë të parë duhet të ndodhë një vetëdijesim dhe ndërgjegjësim i përgjithshëm qytetar, për të ndëshkuar këtë bandë hajdutësh e kriminelësh të pashpirt, të pasuruar në kurriz të popullatës së varfër, që kanë uzurpuar të gjitha hallkat e sistemit shtetëror, përfshirë tri pushtetet dhe dy nivelet e qeverisjes”, tha Florim Zeqa për “Kosova Sot”.

Ai ka pohuar se ndryshimi pozitiv mund të vijë vetëm nëse ndodh vetëdijesimi dhe unifikimi i gjerë qytetar kundër politikës së inkriminuar. “Me unifikimin e popullatës në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, qytetarët do ta shihnim më shpejt dritën e gjelbër në fund të tunelit, dritën e perspektivës dhe zhvillimit ekonomik të vendit”, vijoi më tutje ai. “Të bashkuar e pamundura bëhet e mundur më shpejt dhe anasjelltas, të ndarë edhe atë që e kemi në dorë mund të na rrëshqas, është një thënie popullore”, tha Florim Zeqa për “Kosova Sot”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.