Elitarët e Gjilanit shkëlqejnë edhe në Kampionatin Evropian në Gjermani

Gjilan – Me ftesë të Presidentit të IMAF për Evropë Hans.D. Rauscher, Klubi i karatesë “Elita” nga Gjilani mori pjesë në Kampionatin Evropian të Karatesë (IMAF) në të cilin morën pjesë 20 shtete të Evropës me mbi 500 garues, ndërsa elitarët gjilanas në këtë garë u përfaqësuan me 9 garues cilësor, duke qenë klubi i vetëm nga Kosova pjesëmarrëse në këtë eveniment të rëndësishëm.
Sipas drejtuesve të këtij klubi, elitarët kanë arritur sukses të madh në këtë garë duke fituar gjithsej 23 medalje, prej tyre 11 vende të para, 6 vende të dyta dhe 6 vende të treta.
Bashkë me nëntë garuesit në këtë ekspeditë ishin edhe kryetrajneri Reshat Halili dhe trajnerët Xhevat Shabani, Bashkim Byqmeti dhe Valon Sejdiu, sipas të cilëve, nëntë garuesit e Klubit të Karatesë Elita treguan cilësitë dhe shkathtësitë e tyre të larta të arteve marciale duke i kënaqur të gjithë shikuesit që ishin në sallë.
Ata bënë që jo vetëm Gjilanit, qyteti i tyre, por tërë Kosovës t’i zbardhet fytyra sepse me paraqitjet e tyre dëshmuan disiplinë, cilësi dhe rezultate kulminante, e që u pa veçmas ndaj kundërshtarëve me të cilët u ballafaquan që vinin nga nikoqiri Gjermania, Hungaria Turqia, Holanda.
Kryesia dhe trajnerët e klubit të Elitës janë shumë të kënaqur me këtë rezultat të arritur në kampionatin evropian, që është organizuar në Gjermani dhe premtojnë se do të vazhdojnë të përfaqësojnë Gjilanin dhe Republikën e Kosovës, aty ku do të marrin pjesë në arenat vendore dhe ndërkombëtare.
Vlen të theksohet se Klubi i Karatesë “Elita” ka vizituar Konsullatën e Kosovës në Shtutgart dhe është mirëpritur nga konsulli Faket Kajtazi, një diplomat kosovar në Shtutgart i cili gjatë gjithë kohës ishte në përkrahje të Klubit të Karatesë Elita nga Gjilani.
Gjithashtu, klubi e falënderon edhe Rrahmon Asllanin, një bashkatdhetar nga Gjakova i cili u ka dal në ndihmë lidhur me organizimin dhe sigurimin e transportit për karateistët e klubit të karatesë Elita, për çka u jemi mirënjohës..
Suksesi i karateistëve të Klubit të karatesë Elita pas përfundimit të garës në Kampionatin Evropian ka njoftuar Bashkim Byqmeti.
Vlen të theksohet se që të gjithë nëntë garuesit e Klubit të Karatesë Elita, që morën pjesë në këtë kampionat, janë stolisur me njërën nga medaljet:
1.Gramos Nuhiu, vendi i parë në kata,vendi i dytë kumite (lufta),vendi i tretë kata,
2.Ariana Byqmeti, Vendi i dytë kumite (lufta), vendi i tretë kata, vendi tretë kata,
3.Flaka Halili, vendi i parë kumite (lufta), vendi i dytë kata, vendi i tretë kata,
4.Tahir Ajvazi, vendi i parë kata, vendi i dytë kumite (lufta), vendi i tretë kata,
5.Meriton Byqmeti, vendi i parë kumite(lufta),vendi i parë kata,vendi i dytë kata,
6.Fortesa Orana, vendi i parë kumite (lufta), vendi i parë kata,
7.Ardit Halimi, vendi i parë kata, vendi i parë kata, vendi i dytë kumite (lufta)
8.Valdrin Rashiti, vendi i parë Kumite (lufta)
9. Liridon Fejzullahu, vendi i parë kumite (lufta)./rajonipress/