ARKATANA

“Elita” klubi më i suksesshëm i karatesë për grupmosha të reja

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Federata e Karatesë së Kosovës ka mbajtur manifestimin tradicional për shpalljen e sportistëve më të mirë të vitit 2013. Me këtë rast, Klubi i Karatesë “Elita”nga Gjilani, nga Federata e Karatesë së Kosovës është shpërblyer me disa çmime.

Klubi më i suksesshëm në vitin 2013 për grupmosha të reja; Fortesa Orana, sportistja më e suksesshme në kategorinë junior; Puhiza Halili, sportistja më e suksesshme në kategorinë nxënëse e re 8 vjeç.

Ndërsa, janë shpërblyer me mirënjohje edhe 9 garues të tjerë të Klubit të Karatesë “Elita”, duke bërë kështu që plotë 11 garues elitarë të jenë në mesin e më të suksesshëm të vitit 2013 të zgjedhur nga Federata e Karatesë së Kosovës.

FIDANISHTJA

Vlen të theksohet se Klubi i Karatesë Elita ka pasur më së shumti garues të shpallur për këtë vit në mesin e më të suksesshmëve nga Federata e Karatesë së Kosovës.
Kryesia e Klubit të Karatesë Elita dhe trajnerët e saj Reshat Halili dhe Xhevat Shabani janë shprehur shumë të kënaqur me rezultatet që kanë arritur gjatë vitit 2013 duke grumbulluar 331 medalje nga garat vendore dhe ndërkombëtare dhe duke siguruar 10.070 poenë.

Përndryshe, ditë më parë, Klubi i Karatesë “Elita”, është shpallur klubi më i suksesshëm për vitin 2013 edhe nga Komuna e Gjilanit që po ashtu ka vlerësuar sportiste të vitit për Komunën e Gjilanit, elitaren Fortesa Orana. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.