Eko Higjiena

Elita, klubi më i suksesshëm, elitarja Fortesa Orana sportistja e vitit 2013

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Klubi i Karatesë Elita nga Gjilani është shpërblyer me dy çmimet më të rëndësishme nga Komuna e Gjilanit, përkatësisht Drejtoria për Rini, Kulturë e Sport, me rastin e organizimit të aktivitetit të zgjedhjes së më të mirëve në këto tri sektorë.

KK Elita është shpallur Klubi më i suksesshëm në Komunën e Gjilanit dhe Fortesa Orana është shpallur garuesja më e suksesshme për vitin 2013.

Klubi i Karatesë Elita vazhdon të stoliset me shumë çmime të rëndësishme dhe po shpërblehet puna e madhe që është bërë nga trajnerët, garuesit dhe kryesia e Klubit të Karatesë Elita.

Trajnerët e Klubit të Karatesë Elita , Reshat Halili dhe Xhevat Shabani kanë potencuar se në Klubin e Karatesë Elita është punuar shumë me garues dhe normalisht rezultatet nuk kanë munguar.

RCCOLA

KK Elita ka shumë garues cilësor, por më e mira është Fortesa Orana që ka arritur të siguroj 29 medalje, prej tyre 15 te arta, 6 te argjendta dhe 8 te bronzta. Pra, bëhet fjalë për një garuese shumë cilësore që është kampione e Kosovës në kategorinë e vetë.

Puna ekipore që zhvillohet në KK. Elita ka treguar rezultate të larta, Elita gjatë vitit 2013 ka arritur të fitoj hiq më pakë se 331 medalje, prej tyre 90 të arta, 105 të argjendta dhe 136 të bronzta, ky është një sukses i jashtëzakonshëm.

Klubi i Karatesë Elita falënderon Komunën e Gjilanit që ka ndihmuar në transportin e garuesve tanë, gjithashtu falënderojmë mediet që kanë përcjell dhe publikuar të gjitha sukseset e Klubit Elita./rajonipress/