UBT

Elita Hajrizi ishte pjesëmarrëse në samitin e njohur të teknologjisë “Web Summit 2023”, në Lisbona të Portugalisë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Inxhinieria e IT-së, Elita Hajrizi ishte pjesëmarrëse në samitin e njohur të teknologjisë, i cili mbahet në Lisbona të Portugalisë, “Web Summit 2023”, ku ka ofruar njohuritë, përvojën dhe angazhimin e saj si vullnetare.

Elita Hajrizi ka sjell në këtë forum njohuri të avancuara në fushën e inxhinierisë së IT-së dhe ka ndarë eksperiencën e saj në zhvillimin dhe përdorimin e teknologjive të fundit. Ajo ka shkëmbyer, ka marr informacione dhe është socializuar me pjesëmarrës nga e gjithë bota, si dhe ka përfituar përvojën për t’a sjellur këtë samit në një të ardhme edhe në Kosovë.

“Ka qenë një mundësi e mirë për të parë nga afër se si organizohet një ngjarje e tillë, e cila këtë vit ka bashkuar rreth 70 mijë pjesëmarrës. Gjithashtu, përvoja e fituar në këtë ngjarje është një mundësi për të menduar që të realizohet e njëjta edhe në Kosovë”, ka thënë Hajrizi.

Mobi Casa

Pjesëmarrja e Elita Hajrizi në “Web Summit 2023” është një shembull i përkushtimit të profesionistëve të fushës së IT-së nga UBT në shpërndarjen e njohurive dhe përfaqësimin e një standardi të lartë në skenën ndërkombëtare.

Kjo ngjarje ka mundësuar shkëmbimin e ideve, bashkëpunimin ndërkombëtar dhe njohjen e arritjeve të inxhinierisë së IT-së në nivel global. Përfaqësimi i Elita Hajrizi ka rritur profilin e UBT dhe ka theksuar rolin e saj si një universitet i cili promovon dhe kontribuon në fushën e teknologjisë në skenën botërore.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.