UBT

Elita e botës, njerëzit më të zgjuar

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Sipas renditjes dhe kualifikimit të listës, vendin e parë me IQ më të larët me 230 pikë, e zuri 36-vjeçari, matematikani Terence Tao, i cili ishte i aftë që në moshën 2-vjeçare të zgjidhte probleme dhe ekuacione matematikore.

Mori doktoraturën në Universitetin e Princeton kur ishte 20-vjeç dhe u bë profesori më i ri në histori, në universitetin UCLA në moshën 24-vjeçare.

Në vendin e dytë, ndodhet 30-vjeçari Christopher Hirata, me IQ 225 pikë.

Ndërmjet arritjeve të tij, përfshihet dhe fakti se filloi të punonte për NASA-ën, kur ishte… 16-vjeç. Morri pjesë në hulumtimet e NASA-s për banimin e Marsit, si dhe mori doktoraturën e tij në Universitetin e Princeton në moshën 22-vjeçare.

Uji Dea

I treti në listë radhitet dhe në grupin e 200-ës, vjen 50-vjeçari astrofizikani Kim Yong-Oungk, me IQ 210.

Ai ka rezultatin më të lartë të zgjuarsisë në botë. Që në moshën dy vjeçare fliste katër gjuhë të huaja dhe u ftua nga NASA tl studionte në SHBA që në moshën 8-vjeçare.
Ndërsa listën, e plotësojnë “djali i keq” Rick Rosner Me IQ 192, ish kampioni i botës në shah, Garry Kasparov me IQ 190, Miliarderi dhe bashkëthemeluesi i Microsoft Paul Allen me IQ 170,Shahistja Judith Polgar me IQ 170,matematikani i shumëvlerësuar,i cili martë në biografinë e tij disa dhjetëra çmime Sir Andrew Will me IQ 170 dhe artisiti i famshëm,foto poshte James Woods me IQ 180, i cili para se të apasiononohej me kinemanë, studionte algjebër në Universitetin UCLA dhe MIT.

I fundit në dhjetëshen e më të zgjuarve të botës, radhitet astrofizikani Stifen Hawking me IQ 160.

Një njeri, kalon në rangun e më të zgjuarve të botës, nëse IQ-ja e tij arrin të kalojë nivelin e 140 pikëve të cilën e arrijnë vetëm 0,5% e popullsisë së gjithë globit. 50% e njerëzve në të gjithë botën arrin nga 90 deri 110, ndërsa 2,5% e popullsisë arrin “mençurinë” me IQ që kalon 130./Indeksonline/