ARKATANA

Elita 5 fitues të Zhurma Show 2014

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Rok grupi legjendar shqiptar, Elita 5, janë fitues të çmimit të madh të Zhurma Show 2014. Edicioni i 10-të i Zhurma Show që u mbajt në Gjilan priti këngëtarë të shumtë, por jo edhe top emrat e estradës.

Në këtë spektakël munguan yjet e Babastars, Tuna, Ledri Vula, Dafina Zeqiri, Elvana Gjata, Flori dhe emra të tjerë.

Sidoqoftë, shumë çmime u ndanë në këtë organizim nga Zico TV, i dhjeti me radhë, që pati për prezantuesen e njohur, Alba Morinën.

Uji Dea

Ndër çmimet e rëndësishme që u fituan vlen të përmendet ai i internetit nga Noizy, teksa kënga më e mirë u shpall “Nëse m’Don Ti” nën interpretim të Ledrit, Blunt dhe Real 1.

Albumi më i mirë u shpall ai i Elita 5, “Mohikani i Fundit”, teksa çmimin e madh e fitoi po ashtu rok grupi nga Tetova, me projektin hit, “Më Fal”. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.