Hidromorava

Eliot Engel: Kosovës t’i jepet liberalizimi i vizave pa vonesa të panevojshme

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kongresisti amerikan, Eliot L. Engel ka përshëndetur ratifikimin e marrëveshjes për demarkacionin e kufirit, ndërsa ka vlerësuar se Kosova meriton të njëjtin trajtim të drejtë si vendet e tjera që tani kanë liberalizimin e vizave dhe duhet t’i jepet ky status pa vonesa të panevojshme.

“Unë i dërgoj urimet e mia popullit të Kosovës për miratimin nga Parlamenti të Marrëveshjes për kufirin me Malin e Zi. Kjo është një ditë e rëndësishme në marrëdhëniet e Kosovës me fqinjin e saj, Malin e Zi”, ka thënë Engel.

Hidromorava

Ai u ka bërë thirrje Bashkimit Evropian, që pa vonesa t’i jepet ky status i liberalizimit të vizave.

Ky është gjithashtu një hap gjigant drejt liberalizimit të vizave me Bashkimin Evropian. I bëj thirrje miqve tanë në BE që të bëjnë atë që duhet, për të arritur këtë qëllim. Kosova meriton të njëjtin trajtim të drejtë si vendet e tjera që tani kanë liberalizimin e vizave dhe duhet t’i jepet ky status pa vonesa të panevojshme”, thuhet në letrën e mikut të shqiptarëve Eliot L. Engel.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.