Eko Higjiena

Eliot Engel: Kosova duhet të ketë ushtrinë

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Ministri i Diasporës dhe i Investimeve Strategjike, Dardan Gashi në ditën e parë të vizitës në Uashington është takuar me kongresistin, njëherësh përkrahësin e madh të Kosovës, Elliot Engel. Engel tha se ShBA-të, si tani në 10-vjetorin jubilar të shtetësisë së Kosovës, po ashtu edhe në të ardhmen do të jenë edhe më tej përkrah saj.

“Kosova, si shtet i pavarur dhe sovran, duhet të ketë ushtrinë dhe liberalizimin e vizave”, u shpreh kongresisti Engel, bëhet e ditur në njoftimin për media të Ministrisë së Diasporës.

Ai Serbia nuk duhet të sillet në mënyrën siç po bën, duke iu referuar asaj që e quajti lojën e bllokadave ndaj Kosovës.

Ndërkaq, ministri Gashi e njoftoi kongresistin Engel për proceset, nëpër të cilat po kalon Kosova, duke reflektuar edhe mbi sugjerimet e kongresistit dhe të Qeverisë amerikane për dy çështje: Gjykata Speciale dhe Demarkacioni.

FITORJA

“Iniciativa për shfuqizimin e Gjykatës Speciale nuk do të shtyhet, ne qëndrojmë prapa obligimeve ndërkombëtare, të marra si shtet. Po ashtu, edhe demarkacioni me Malin e Zi është një çështje që është duke marrë formën e zgjidhjes, andaj presim rezultate edhe në këtë drejtim”, tha Gashi.

“Kur po e festojmë 10-vjetorin e pavarësisë së Kosovës, po i falënderojmë të gjithë ata që dhanë kontribut të pazëvendësueshëm për lirinë dhe shtetësinë e saj, ku vend jashtëzakonisht të rëndësishëm zë kongresisti Engel. Ai ishte zëri i Kosovës në Capitol, në kohën e spastrimit etnik të shqiptarëve, por edhe në kohën e pavarësisë të Kosovës”, tha Gashi, duke shtuar se Kosova tash, si shtet i pavarur, është hapur dhe është duke e përmirësuar në masë të madhe klimën e përgjithshme për investime.

Sipas tij, kjo dëshmohet edhe me nënshkrimin e kontratës për ndërtimin e termocentralit të ri nga kompania amerikane, në vlerë të 1.2 miliardë dollarë. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.